LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 21:09

DETAJE TRONDITËSE nga Ksamili: Vatra e qëlloi me thikë për vdekje portugezin, pesë kamerierët e “Principotes” e grushtuan pa mëshirë dhe u zhdukën

Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugezit, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil, nga ku bëhet me dije se deri më tani janë vënë në pranga 11 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Burime nga blutë bëjnë me dije se në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, Sokrat Vrata dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç.

Pasi goditi me thikë të riun, blutë bëjnë me dije se njëkohësisht shtetasi D. H., që është i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Për rrjedhojë bëhet me dije se dyshja akuzohet për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja merr përmasa më të mëdha pasi bëhet me dije se, pak minuta para se 20-vjeçari të goditej për vdekje me thikë, shtetasit S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., kamarierë në lokalin “Principote”, e kanë goditur me grushte portugezin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE