LAJME / E Premte 3 Tetor 2025, 18:06

Trump telefonon Erdogan për Gazën, zbardhet biseda e dy lidërve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, zhvilluan këtë të premte një telefonatë të iniciuar nga SHBA-të, me fokus situatën në Rripin e Gazës dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Ky komunikim vjen vetëm tetë ditë pas takimit të tyre të fundit më 25 shtator, gjatë një vizite zyrtare të presidentit turk në Uashington.

Sipas deklaratës së presidencës turke, presidenti Erdo?an vlerësoi vizitën në SHBA dhe e cilësoi atë si një hap që forcoi marrëdhëniet Turqi–SHBA, duke theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.

“Vizita ime në Uashington forcoi më tej marrëdhëniet tona dhe nevojitet që të ndërmerren hapa konkrete për të avancuar bashkëpunimin në të gjitha fushat”, citohet të ketë thënë Erdo?an.

Në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme, presidenti Erdo?an i tha Trump se Turqia mirëpret çdo iniciativë rajonale që synon vendosjen e paqes, ndërsa theksoi rëndësinë e ndalimit të sulmeve izraelite, në mënyrë që këto përpjekje të kenë sukses.

Ai gjithashtu nënvizoi se Turqia ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon, duke theksuar se vendi i tij është i përkushtuar për të dhënë kontribut aktiv në perspektivën globale të paqes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE