LAJME / E Shtunë 22 Gusht 2026, 21:09

Trump bllokoi vizat e emigrimit për Shqipërinë/ Gjykata në SHBA merr vendim e papritur

Gjykata Federale në Nju Jork rrëzoi vendimin e administratës Trump që bllokonte vizat e emigrimit për Shqipërinë dhe 74 shtete të tjera.

Gjykatësja Jeannette Vargas e shpalli këtë masë plotësisht të jashtëligjshme. Sipas vendimit, Departamenti i Shtetit shkeli ligjin federal të vitit 1965 që ndalon diskriminimin e aplikantëve mbi bazën e kombësisë, si dhe tejkaloi kompetencat e tij ligjore.

Padia ishte ngritur nga organizata për të drejtat e emigrantëve dhe aplikantë për viza, të cilët kundërshtuan pezullimin e procedurave.

Siç raporton “CNN” edhe pse nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare nga DASH dhe Shtëpia e Bardhë për këtë çështje, gjykatësja u ka dhënë afat të dyja palëve deri më 11 shtator për të paraqitur propozimet e tyre mbi hapat e mëtejshëm dhe mundësinë e apelimit të vendimit.

Në muajin janar, Uashingtoni vendosi të pezullojë pa afat dhënien e vizave të emigrimit – ato familjare dhe të punës – me arsyetimin se emigrantët nga këto vende mund të bëheshin barrë për skemat e ndihmës sociale në SHBA. Kjo masë prekte pothuajse 40% të vendeve të botës, përfshirë vende si Brazilli, Kolumbia, Egjipti, Somalinë apo Rusia, mes kësaj liste ishte dhe Shqipëria.

Bëhej fjalë për vizat e përhershme që çojnë në leje qëndrimi, siç është bashkimin familjar apo vizat e punës. Ndërkohë nuk u prekën vizat e përkohshme, jo emigruese, ato studentore dhe ato për turizëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE