
Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 84-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës politike.
Ashtu si në ditët e fundit, protestuesit pritet të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin dhe fjalimet e tyre.
Protesta ka në fokus kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, duke kërkuar largimin e kreut të saj.
“Rama në burg” është kthyer në një prej thirrjeve kryesore të protestuesve. Krahas saj, gjatë tubimeve janë dëgjuar edhe sloganet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Një ditë më parë, në protestën e 83-të, qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së qeverisë, ata vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
