
Dy emra të njohur nga jeta politike dhe publike e Kosovës janë duke u diskutuar si kandidatë të mundshëm konsensualë për President të vendit në kuadër të komunikimeve mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
Kështu ka bërë të ditur gazetari Leonard Kërçuki, i cili ka publikuar një shkrim me titullin: “Berisha apo Ramajli, kush do të bëhet President?”
Sipas Kërçukit, bëhet fjalë për Ibrahim Berishën dhe Iljaz Ramajlin, dy emra që, sipas tij, janë diskutuar edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ibrahim Berisha, 71 vjeç, është një prej figurave të hershme të LDK-së. Ai ishte anëtar i Kryesisë së parë dhe të dytë të kësaj partie, ndërsa konsiderohet edhe një prej themeluesve të LDK-së dhe të QIK-ut. Berisha kujtohet edhe si një prej gazetarëve të parë të “Rilindjes” që u distancua nga Partia Komuniste.
Në anën tjetër është Iljaz Ramajli, 75 vjeç, figurë e njohur e skenës politike të Kosovës në vitet e 90-ta. Ai ka qenë nënkryetar i Kuvendit Krahinor dhe udhëhoqi seancën e 7 shtatorit 1990 në Kaçanik, ku u miratua Kushtetuta e Kosovës.
Ramajli gjatë viteve të 90-ta ka udhëhequr edhe Zyrën e Kosovës në Tiranë. Sipas Kërçukit, emri i tij ishte diskutuar edhe në vitin 2011 për postin e Presidentit, por ai kishte refuzuar. Pas këtij refuzimi, Presidente e Kosovës ishte zgjedhur Atifete Jahjaga.
Përveç Berishës dhe Ramajlit, në diskutimet për një kandidat të mundshëm konsensual, sipas Kërçukit, kanë qenë edhe emri i ish-ministrit Haki Demolli dhe ish-Presidentit Fatmir Sejdiu.
Nëse njëri prej këtyre emrave do të marrë mbështetjen e dy partive, mbetet për t’u parë në ditët në vijim, ndërsa negociatat për një zgjidhje konsensuale për postin e Presidentit pritet të jenë një prej çështjeve kryesore të zhvillimeve politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
