LAJME / E Shtunë 22 Gusht 2026, 22:10

Policia po kërkontë për hshash në Pukë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, gjatë kontrollit të një parcele ku dyshohet se ishin kultivuar bimë narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodërbojë, ku shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.

Personi, pasi ka pikasur efektivët, është larguar me shpejtësi dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Në këto rrethana, një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij.

Megjithatë, personi i armatosur ka përfituar nga terreni dhe ka mundur të largohet. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcave Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e personit të armatosur.

Njoftimi i policisë: “Pukë/Informacion paraprak. Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.

Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e personit”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE