LAJME / E Shtunë 22 Gusht 2026, 21:09

TRAGJIKE/ Në mes të ndeshjes, futbollisti 25-vjeçar pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Drama pllakos futbollin portugez. Quevin Castro, një lojtar portugez që aktivizohet në Divizionin e Dytë të futbollit në vendin iberik me skuadrën e Real Sc, ndërroi jetë në moshën 25 vjeçare mëngjesin e kësaj të shtune gjatë një ndeshje miqësore me Estrela da Amadora në Estadio das Seixas të Malveira.

Lajmi tronditës u bë publik nga e përditshmja sportive portugeze ‘A Bola’ sipas së cilës episodi ndodhi në 10 minutat e para të ndeshjes kur mesfushori në mënyrë të papritur u shemb në tokë.

Stafi mjekësor i të dyja skuadrave ndërhynë menjëherë për të ndihmuar futbollistin duke përdorur edhe defribilatorin, por tentativat për rianimimin e 25 vjeçarit rezultuan të kota.

Castro u deklarua i vdekur në spital ku u dërgua nga mjekët e urgjencë ndërsa Estrela de Amadora doli me një komunikatë duke dhënë mesazhin e ngushëllimit për humbjen e futbollistit në drejtim të familjes dhe miqve të 25 vjeçarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE