LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 11:11

TRONDITËSE NGA PROFESORESHA SERBE: NXËNËSVE NË SERBI U MËSOHET HISTORI E RREME, RREZIK SHPËRTHIMI TENSIONI NË KOSOVË DHE RAJON

Politologia dhe profesoresha nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, Neda Shaponja, ka ngritur alarmin për përhapjen e nacionalizmit të ndërthurur me elementë neofashistë në Serbi, duke paralajmëruar për pasoja serioze në stabilitetin e rajonit.

Në një intervistë për Slobodna Bosna, Shaponja kritikoi ashpër mënyrën se si pushteti në Serbi, nën drejtimin e Aleksandar Vuçiq, po ushqen një narrativë politike të bazuar në viktimizim, paranojë dhe manipulim të opinionit publik.

“Serbia po jeton filmin e Vuçiqit, ku ai është njëkohësisht regjisori, skenaristi dhe aktori kryesor. Roli i tij i preferuar është ai i viktimës, duke prodhuar vazhdimisht ‘atentate’ të supozuara sa herë që nuk di çfarë të bëjë”, u shpreh ajo, duke shtuar se kjo qasje përjashton një pjesë të qytetarëve dhe krijon një model shoqëror të rrezikshëm.

Sipas Shaponjës, që nga vitet ’90 Serbia është e ndarë në “dy Serbi”, ndërsa nacionalizmi i trashëguar nga epoka e Slobodan Millosheviq vazhdon të ndikojë fuqishëm politikën aktuale.

Ajo paralajmëroi se këto prirje mund të përshkallëzojnë tensionet në Kosova, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mali i Zi, duke e kthyer Serbinë në një “faktor shqetësues” për rajonin.

Një shqetësim i veçantë, sipas saj, lidhet me falsifikimin e historisë në tekstet shkollore serbe. Ajo solli si shembull mënyrën se si figura e çetnikut Drazha Mihailoviq paraqitet si viktimë e padrejtë e historisë, duke mohuar bashkëpunimin e tij me pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Historia po falsifikohet sistematikisht. Ata falsifikojnë heronjtë, çlirimtarët dhe poetët tanë. Por e vërteta, ndryshe nga gënjeshtra, mund të falsifikohet vetëm sepse ekziston”, theksoi Shaponja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE