LAJME / E Enjte 16 Korrik 2026, 20:08

TRAGJIKE në Podujevë! Ka të vd.ekur, policia në vendngjarje

**Humb jetën një grua në Podujevë, policia po heton rrethanat e rastit**

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Podujevë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.

Sipas informacioneve të para, viktima ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rënies. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve emergjente, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rreth orës 14:00 policia ka pranuar njoftimin për një person që kishte rënë nga një lartësi në rrugën **”Ilir Konushevci”** në Podujevë.

“Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke zhvilluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Pllana.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e viktimës, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE