
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku në Hungari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së dielës në autostradën M3, pranë Mezökeresztes, rreth 140 kilometra në lindje të Budapestit.
Autobusi, në të cilin ndodheshin 59 pelegrine, dhe dy shoferë, doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në një kanal.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se shoferi kishte fjetur në timon dhe si pasojë kishte humbur kontrollin mbi autobusin.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 35 persona nga autobusi, ndërsa disa të tjerë kishin mbetur të bllokuar nën të.
Për nxjerrjen e autobusit nga kanali janë përdorur edhe vinça.
Shoferi është arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
