
Ka tronditur opinionin publik ngjarja e sotme në Elbasan teksa dështoi tentativa për vrasjen e një personi të quajtur Emir Bitoci (Kërtezi)
Shënjestra shpëtoi vetëm pasi arma e atentatorit dyshohet se ngeci në momentin që ai e mbështeti tytën pas kokës së shënjestrës.
Atentatori i dyshuar Poli Boriçi, 52 vjeç, ishte në kafe në shoqërinë e bashkëshortes, çohet menjëherë, nxjerr pistoletën, ia vendos në kokë Kërtezit por arma i bllokohet. Objektivi reagon shpejt, shtyn atentatorin e tij, dhe ka arritur të largohet me shpejtësi. Boriçi e ka ndjekur për pak metra personin që donte ta eliminonte dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gruaja që shoqëronte atentatorin nuk ka lëvizur nga vendi në momentin e atentatit.
Ajo është ngritur, ka parë me qetësi se çfarë ndodhi dhe më pas është kthyer në tavolinë.
Madje para se të largohej gruaja qenë e kujdesshme për të paguar kafet që po pinin në lokal. Skenat janë tragjikomike.
Pamjet e kamerave tregojnë se, jashtë ambientit të lokalit, personi me bluzë të bardhë i afrohet nga pas Bitocit dhe i vendos një armë zjarri në pjesën e pasme të kokës. Reagimi i shpejtë i objektivit të atentatit mund të ketë shmangur tragjedinë. Në këtë moment, situata merr një tjetër drejtim.
Sipas të dhënave paraprake, Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Një tjetër element që po verifikohet nga grupi hetimor është dyshimi se arma tip pistoletë e personit që e kërcënoi është bllokuar në momentin kur ai ka tentuar të qëllojë.
Nëse kjo rrethanë konfirmohet nga ekspertiza balistike, ajo mund të jetë një prej elementeve kyçe të hetimit për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një tentativë të drejtpërdrejtë vrasjeje.
Hetuesit po mbështeten në dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal, por edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat kanë regjistruar lëvizjet e personave të përfshirë para, gjatë dhe pas incidentit.
Këto pamje pritet të ndihmojnë në përcaktimin e mënyrës se si është organizuar përplasja, nëse personi i dyshuar e ka ndjekur qëllimisht Bitocin dhe cili ka qenë motivi i kësaj ngjarjeje.
Deri tani, motivi mbetet i paqartë dhe pritet të jetë një prej pikave kryesore të hetimit.
Emri i Ermir Bitocit nuk është i panjohur në zonën e Elbasanit. Sipas të dhënave të publikuara dhe informacioneve që qarkullojnë prej vitesh, emri i tij është përmendur në lidhje me episode të periudhës së trazuar të viteve 1997–2000. Më pas ai më së shumti ka jetuar jashtë.
Pas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
