
Një aksident i tmerrshëm trafiku në të cilin humbën jetën tre persona ndodhi të shtunën në mbrëmje në një autostradë në rajonin Pedroso të Paraguait.
Aksidenti ndodhi pak pas orës 8 të mbrëmjes kur një kamion që transportonte tulla me destinacion Asuncionin pësoi defekt në frena dhe u përplas me automjete të ndaluara në semafor.
Pavarësisht përpjekjes së shoferit për ta kthyer kamionin majtas për të shmangur përplasjen, kjo nuk u bë e mundur, duke rezultuar në përplasjen e tij me tre automjetet e ndaluara. Sipas mediave lokale, përveç tre personave që humbën jetën, u plagosën edhe 10 pasagjerë të tjerë në automjete.
Shpejtësia e kamionit, pa frena, ishte e tillë që thuhet se u ndal 80 metra pasi goditi automjetet.
TRAGEDIA EN PEDROZO: CONFIRMAN TRES FALLECIDOS TRAS VIOLENTO ACCIDENTE
— Lucas Junes (@lucasivanjunes) August 16, 2026
Un camión que transportaba ladrillos habría quedado sin frenos y protagonizó una colisión múltiple en Pedrozo, Ypacaraí.
El vehículo impactó contra cuatro automóviles y luego embistió una vivienda, donde… pic.twitter.com/wzg1O55LWu
Aksidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr dhe një ndërprerje të energjisë elektrike në zonën ku ndodhi tragjedia./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
