
Situata ne vendin tone, lidhur me zjarret, duket se eshte alarmante. Pas zjarrit të mbrëmshëm në një hotel në Vlorë, një tjetër resort turistik është përfshirë nga flakët në Shqipëri.
Mëngjesin e së dielës, flakët kanë përfshirë resortin “Mesopotam Agroturizëm”, në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër.
Si pasojë e zjarrit, ky resort është bërë shkrumb e hi, por nuk raportohet për të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, derisa flakët janë përhapur në ambientet e resortit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e djegur plotësisht strukturën.
Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët.
Ky resort konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në këtë zonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
