LAJME / E Diel 16 Gusht 2026, 16:04

Damian Gjiknuri jep lajmin e mirë për banorët në kryeqytet: Janë lëshuar…

Deputeti socialist dhe njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste në Njësinë Nr. 11 në Tiranë, Damian Gjiknuri, ka sjellë një lajm të mirë për banorët e kësaj zone.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri ka bërë me dije se ka nisur procesi i legalizimit të objekteve përgjatë gjurmës së hekurudhës. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nxjerrë 100 vendimet e para për legalizimin e ndërtimeve informale, duke i dhënë zgjidhje një problematike të trashëguar prej vitesh.

“Lajm i mirë për banorët e Njësisë Nr. 11 Legalizimi i objekteve përgjatë gjurmës së hekurudhës ka filluar të bëhet realitet teksa Agjencia Shtetërore e Kadastrës lëshoi 100 vendimet e para. Një angazhim i marrë para qytetarëve të kësaj njësie që po përmbushet duke i dhënë zgjidhje një problematike të trashëguar”, shkruan Gjiknuri.

Lista e përfituesve është publikuar në faqen zyrtare të ASHK-së, ndërsa procesi do të vijojë edhe për objektet e tjera të identifikuara në bashkëpunim me Hekurudhën Shqiptare.

Verifikimi në terren dhe trajtimi i çdo rasti do të kryhet sipas përcaktimeve ligjore, me synim përfundimin e procedurave për të gjitha objektet që plotësojnë kushtet për legalizim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE