
Nje ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e djeshëm në Athinë, ku një aksident rrugor i mori jetën një të reje shqiptare. Viktima është identifikuar si Izabela Kuteli, 22 vjeçe, me origjinë nga Dukati i Vlorës.
E reja po udhëtonte me një të afërm të familjes kur automjeti me të cilin lëviznin pësoi aksident. Përplasja rezultoi fatale për Izabelën, e cila, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lajmi tragjik ka prekur jo vetëm familjen e saj, por edhe komunitetin shqiptar në Greqi dhe në vendlindje. Miqtë dhe të afërmit e përshkruajnë Izabelën si një vajzë të mbarë, plot jetë dhe ëndrra, e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.
Trupi i saj pritet të kthehet në Shqipëri, ku familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuteli për këtë humbje të parakohshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
