
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar gjatë natës në hipodromin e Aaraus, në Zvicër. Ngjarja është raportuar rreth orës 02:30 të mëngjesit të së dielës.
Një dëshmitar ka treguar se ka dëgjuar sirena, ndërsa në zonë janë angazhuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikës.
Policia e Aargaut njoftoi në rrjetin social X se bëhet fjalë një viktimë dhe pese të plagosur, disa prej tyre ne gjendje te rende.
Autoritetet ligjzbatuese thone se jane ne kërkim të autorit, ndërsa motivet jane duke u hetuar.
Zona përreth hipodromit është rrethuar në një perimetër të gjerë, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës dhe të mos afrohen pranë vendngjarjes.
Operacioni policor vijonte edhe rreth orës 07:00 të mëngjesit. Për shkak të ndërhyrjes, pishina publike e Aaraus është mbyllur deri në një njoftim të dytë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
