LAJME / E Diel 30 Gusht 2026, 20:08

Konflikti qe perfundoi me pasoja fatale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një konflikt familjar është kthyer në tragjedi në provincën e Lecco-s. Sipas mediave italiane, një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga babai i tij 83-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën ku babë e bir jetonin së bashku, të cilët gjatë një konflikti, 83-vjeçari dyshohet se ka sulmuar të birin me një thikë kuzhine.

Si pasojë, 49-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit San Gerardo në Monza. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën.

Pas ngjarjes, karabinierët arrestuan 83-vjeçarin, i cili dyshohet për vrasje. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes, që çuan në këtë tragjedi