LAJME / E Diel 30 Gusht 2026, 20:08

Ish-kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve: Ngrihuni, duhet të luftojmë për…

Një javë para zgjedhjeve rajonale në Saksoni-Anhalt, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve të mbrojnë demokracinë dhe të tregojnë guxim përballë forcimit të së djathtës ekstreme.

Gjatë një aktiviteti në Berlin të shtunën, Merkel deklaroi se Gjermania po përballet me një situatë që nuk është përjetuar prej shumë dekadash dhe se qytetarët duhet të angazhohen për të mbrojtur demokracinë.

LEXONI deklaratën e fortë që Monika Kryemadhi bëri për Mirin në intervistën e fundit
“Ne duhet të luftojmë për këtë demokraci, të ngrihemi për të, të jemi pak më të guximshëm dhe të themi se kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të jetuar”, tha ajo.

Merkel theksoi se shumica e gjermanëve nuk votojnë për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Sipas ish-kancelarit, AfD është veçanërisht e fortë në ish-landet e Gjermanisë Lindore, por vitet e fundit e ka zgjeruar mbështetjen e saj në pjesën perëndimore të vendit.

“Është bërë një fenomen pan-gjerman”, tha Merkel, duke iu referuar rezultateve të AfD-së në zgjedhjet rajonale në Baden-Württemberg dhe Rhineland-Pfalz.

Duke folur për fushatën zgjedhore në Saksoni-Anhalt, Merkel tha se AfD ka arritur në një masë të konsiderueshme të “dominojë të gjitha diskutimet tona nga mëngjesi deri në mbrëmje”.

Sipas saj, kjo ka bërë që qytetarët të mos kenë më një ide të qartë se çfarë ofrojnë dhe synojnë partitë e tjera politike.

Zgjedhjet për parlamentin e ri të landit të Saksonisë-Anhaltit do të zhvillohen më 6 shtator.

AfD kryeson ndjeshëm në sondazhet parazgjedhore, duke e bërë këtë garë një provë të rëndësishme të forcës së së djathtës ekstreme në politikën gjermane