
Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka emocionuar ndjekësit me një tjetër dedikim të ndjerë për babain e tij, i cili është ndarë nga jeta disa kohë më parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veleshnja ka publikuar një fotografi të përbashkët me të atin, duke shprehur dhimbjen dhe boshllëkun që vijon të ndiejë pas humbjes së tij.
Aktori ka treguar se momentet më të vështira janë ato kur kthehet në shtëpi dhe përballet me mungesën e njeriut që, sipas tij, sakrifikoi gjithë jetën për familjen.
“Të kthehesh në shtëpi dhe të mos e gjesh njeriun që sakrifikoi çdo sekondë të jetës së tij për familjen, bota nuk ka më asnjë vlerë!”, shkroi Veleshnja.
Mesazhi i aktorit përcjell mallin e madh për të atin dhe dhimbjen që vazhdon të jetë e pranishme edhe pas kalimit të kohës.
Postimi ka prekur ndjekësit e tij, të cilët kanë reaguar me mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimi
