LAJME / E Shtunë 18 Korrik 2026, 15:03

T riller i frikshëm në Greqi, i pastrehu gjen një valixhe me trup të p ajetë brenda!

Një trup i pajetë u gjet sot brenda një valixhe në Kypseli të Greqisë, duke tronditur opinionin.

Alarmi u dha pasdite nga një i pastrehë, pasi një valixhe e dyshimtë u gjet në rrugën Evelpidon.

Valixhja u gjet në një ndërtesë të braktisur nga personi i pastrehë dhe policia u thirr në vendngjarje, informon “Protothema”.

Gjatë inspektimit policor, brenda valixhes u gjet një trup i pajetë, megjithëse ende nuk ka qenë e mundur të përcaktohet gjinia e viktimës apo shkaqet.

Zona u rrethua menjëherë me kordon për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të mbledhur prova nga ekipet e mjekësisë ligjore. (VIDEO këtu)

Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar mori përsipër çështjen, ndërsa hetimet janë në kulmin e tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE