LAJME / E Premte 30 Janar 2026, 14:02

Stuhia e borës “ngrin” vendin/ 85 viktima nga i ftohti e 230,000 pa energji elektrike (PAMJET)

Një stuhi e fuqishme dimërore që goditi Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar të paktën 85 viktima, ndërsa temperaturat ranë në nivele ekstremisht të ulëta deri në -40 gradë Celsius.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press (AP), gjysma e viktimave janë regjistruar në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana.

Shkaqet kryesore të vdekjeve përfshijnë hipoterminë dhe helmimin nga monoksidi i karbonit, ky i fundit si pasojë e përdorimit të burimeve alternative të ngrohjes në banesat pa energji elektrike.

Stuhia la gjithashtu pa energji elektrike më shumë se 230,000 banesa dhe biznese në të gjithë vendin. Të dhënat nga faqja Poweroutage.us tregojnë se ndërprerjet vazhdonin edhe pas kalimit të stuhisë gjatë fundjavës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE