SHOWBIZ / E Shtunë 1 Gusht 2026, 19:07

Alba Pollozhani i bashkohet "dramës" së Sunny hill, shpërthen ndaj Dua Lipës

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka reaguar në rrjetet sociale pas natës së parë të Sunny Hill Festival, ku në skenë performoi ylli botëror Katy Perry.

Shkak për reagimin e saj u bë fakti që gjatë koncertit u shfaq flamuri i Kosovës, ndërsa, sipas saj, mungoi flamuri kombëtar shqiptar.

Përmes disa InstaStory-ve dhe komenteve në Instagram, Alba ngriti pyetjen: “Pse vetëm flamurin blu, e jo edhe flamurin e Shqipërisë?”, duke argumentuar se një festival me jehonë ndërkombëtare duhej të promovonte edhe simbolin kombëtar shqiptar.

Në reagimet e saj, ajo kritikoi organizatorët e festivalit, Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si u përcollën simbolet kombëtare gjatë eventit.

Pollozhani pati edhe kritika për artistët shqiptarë që performuan në Sunny Hill, duke thënë se ata nuk kanë reaguar për këtë çështje.

Sipas saj, ata “marrin paratë e biletave” dhe heshtin, ndërsa i cilësoi si “njerëz të shitur”, duke u bërë thirrje të mbajnë një qëndrim publik.

Sunny Hill Festival, i themeluar nga Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa, zhvillohet çdo vit në Prishtinë dhe konsiderohet një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon. Në edicionin e këtij viti, mes emrave kryesorë që performuan ishte edhe Katy Perry, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE