LAJME / E Shtunë 1 Gusht 2026, 22:10

25 të vdekur nga aksidenti i autobusit në këtë shtet

Një autobus pasagjerësh në Algjeri u rrëzua në një përrua të premten, duke lënë të paktën 25 persona të vdekur dhe 44 të plagosur, njoftoi agjencia e mbrojtjes civile e vendit.

Sipas autoriteteve, autobusi doli nga rruga pranë qytetit bregdetar të Boumerdes, në lindje të kryeqytetit Algjer, për arsye që ende nuk dihen.

Mbrojtja civile bëri të ditur se ekipet e saj ndërhynë rreth orës 09:40 sipas kohës lokale (08:40 GMT) për t’u ardhur në ndihmë viktimave të aksidentit, i cili konsiderohet më vdekjeprurësi në Algjeri në vitet e fundit.

Autoritetet paralajmëruan se bilanci i viktimave mund të rritet, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.

Algjeria ka regjistruar edhe më herët aksidente të rënda me autobusë. Në gusht të vitit të kaluar, një autobus u fundos në një përrua pranë Algjerit, duke vrarë 18 persona, ndërsa në dhjetor 14 persona humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përmbys në rajonin jugor të Becharit.

Sipas autoriteteve algjeriane të sigurisë rrugore, faktorët njerëzorë, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mbeten shkaku kryesor i aksidenteve në vend.

Gjatë vitit 2025, në aksidente trafiku në Algjeri humbën jetën 3,838 persona, ndërsa mbi 37,000 të tjerë u plagosën, sipas të dhënave zyrtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE