
Këngëtari i njohur Olsi Bylyku ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “EX”.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku dëgjohet një pjesë e tekstit të këngës, ai ka nxitur menjëherë kureshtjen dhe reagimet e shumta të fansave.
Vargjet e këngës së re kanë bërë që ndjekësit të jenë të bindur se ky projekt është një dedikim direkt për ish-partneren e tij, Egli Takon.
Në pjesën e publikuar dëgjohen vargjet: “Ajo që kur u nda body 10/10, ajo ka ndrru krejt disponimin, ex-i ta heqte shkëlqimin…”, të cilat kanë nxitur komente të shumta në rrjet, ku shumë prej tyre shkruajnë hapur: “Ja paske dediku Eglit”.
Kujtojmë se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i dhanë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare tre vite më parë, një ndarje kjo që bëri mjaft zhurmë në mediat rozë.
Edhe pse ka kaluar kohë, duket se historia e tyre vazhdon të mbetet në vëmendjen e publikut sa herë që artisti publikon projekte të tilla, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
