LAJME / E Martë 8 Korrik 2025, 23:11

S’po muj ma… oj nanë! Fjalët e fundit të 27 vjecarit qe vd*q ne duart e policve sh*kojnë vendin

Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë është ajo e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, në rrethana që mbeten ende të paqarta, por thellësisht të dhimbshme për familjarët dhe të afërmit e tij.

Fjalët e fundit të tij, të thëna mes vuajtjesh dhe mundimeve, janë tashmë bërë simbol i një klithme për drejtësi:
“S’po muj ma… oj nanë!”
Ato u dëgjuan teksa ai ndodhej në duart e Policisë së Kosovës dhe, sipas rrëfimit të vëllait të tij, Albani, i kërkonte ndihmë në çastet e fundit të jetës.

Një moment i rëndë në spital
Albani, vëllai i Agonit, ka ndarë mes lotësh momentet e fundit kur bashkë me babain e tyre shkuan në spital. Kur babai kërkoi të hiqej çarçafi për t’i parë fytyrën djalit, ende nuk e dinin që Agoni kishte ndërruar jetë. “Nuk mundesha me e tërhekë babin… ‘ki me u çu’ ja bojke”, rrëfeu Albani, i shkatërruar emocionalisht. Pamjet dhe britmat janë bërë publike për herë të parë dhe kanë krijuar reagime të mëdha në rrjete sociale dhe media.

Pamje të rënda dhe pyetje të mëdha
Në emisionin “Pressing” në T7 u transmetua për herë të parë edhe një video tronditëse, ku shihet momenti kur disa efektivë të Policisë së Kosovës ndërhyjnë ndaj Agon Zejnullahut. Pamjet janë cilësuar si prova të rëndësishme, të cilat do të përdoren gjatë procesit gjyqësor që ka nisur për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij. Familjarët pretendojnë se kemi të bëjmë me vrasje nga pakujdesia.

Avokati i familjes: Pakujdesi e vetëdijshme
Avokati i familjes, Asdren Hoxha, deklaroi se videoja që është publikuar përbën provë materiale dhe do të përdoret në gjyq. Ai theksoi se rasti përbën vrasje nga pakujdesia, duke nënvizuar se bëhet fjalë për pakujdesi të vetëdijshme. Kjo deklaratë ka ngritur edhe më shumë tensionet në publik, ndërsa kërkohet një hetim i thelluar dhe i paanshëm.

Instituti për Mjekësinë Ligjore ka dal me njoftim pas lajmeve se Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan, nuk i është bërë autopsia.

IML ka njoftuar se të ndjeritnautopsia i është bërë dje, nga një ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar, dhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës.

”Me urdheresë nga Prokuroria e Shtetit, dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është kryer autopsia për të ndjerin Agon Zejnullahu. Autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës.” thuhet në reagimin e bërë.

Tutje Instituti tregon se janë duke bërë përpjekje maksimale që rezultatet e autopsisë të dalin sa më shpejtë.

”Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorin e Shtetit që e ka rastin dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë.” thuhet tutje në njoftim. /Prive By Liberta Spahiu

Emocione, lot dhe një kërkesë për drejtësi
Protestat e organizuara, lotët e familjarëve dhe deklaratat e Albani Zejnullahut kanë zgjuar ndjeshmërinë e qindra qytetarëve që kërkojnë të dihet e vërteta e plotë për këtë ngjarje.

Ndërkohë, një pyetje vazhdon të qëndrojë pezull në opinionin publik:
A ishte kjo një vdekje e shmangshme? A është dikush përgjegjës?

Çështja është në duart e drejtësisë, por kujtimi i Agonit dhe thirrja e tij e fundit “Oj nanë!” mbeten si një plagë e hapur që kërkon përgjigje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE