LAJME / E Martë 16 Shtator 2025, 12:12

SPAK mbylli hetimet dhe çoi për gjykim dosjen për Erion Veliajn, caktohet data e seancës paraprake për kryebashkiakun dhe të pandehurit e tjerë

Gjyqtarja e GJKKO, Etleva Deda, ka caktuar datën 29 shtator, ora 12:00, për zhvillimin e seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Vendimi i gjykatës vjen pas dorëzimit të dosjes për gjykim nga SPAK më 10 shtator, ku Veliaj akuzohet për 5 vepra penale, të cilat lidhen me detyrën gjatë ushtrimit të funksioneve si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Seanca do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE