LAJME / E Hënë 7 Korrik 2025, 20:08

Sot Gert Bogdani do festonte ditëlindjen, postimi PREKËS i Edlira Çepanit

Edlira Çepani ka emocionuar ndjekësit në “Instagram” me një postim prekës kushtuar bashkëshortit të saj të ndjerë, Gert Bogdani, i cili do të festonte ditëlindjes sot, më 7 korrik.

Edlira Çepani ka emocionuar ndjekësit në “Instagram” me një postim prekës kushtuar bashkëshortit të saj të ndjerë, Gert Bogdani, i cili do të festonte ditëlindjes sot, më 7 korrik.


Ajo ndau një kujtim nga 7 korriku i vitit 2024, duke shprehur dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen.

“Bota bëhet një vend më i mirë sa herë që buzëqesh ti. Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë”, shkruante Edlira, në postimin e saj një vit më parë.

Ndërkohë kësaj fotoje, Çepani i shton edhe një mesazh emocional, duke falënderuar Gertin që erdhi në këtë botë dhe e bëri më të bukur jetën e saj dhe të të tjerëve.


Edlira u bën thirrje ndjekësve të festojnë jetën dhe njerëzit e dashur për sa kohë i kanë pranë.


“Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë! Sepse një ditë do të mbeten vetëm kujtimet e gjithë këtyre gjërave”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE