
Në një intervistë për DritareTV, deputeti Tërmet Peçi ka reaguar për herë të parë pas lajmeve bombastike për një aferë seksuale, që shpërthyen vetëm pak orë para zgjedhjeve të 11 majit.
“Pak para votimeve nxorën një lajm të shpifur. Ishte e gjitha e qëllimshme. Po të ishte e vërtetë, do ta kishin nxjerrë më herët. Njerëzit më njohin dhe nuk u ndikuan aspak,” – tha Peçi, duke e konsideruar këtë një sulm të pastër politik.
Ai kujtoi edhe sulmet e vjetra ndaj familjes së tij: “Kur fëmijët e mi ishin adoleshentë, portalet shpiknin lajme për ta. U thashë hapur: pse me mua doni të bëni lekë? Këtu shteti duhet të ndërhyjë!”
Peçi theksoi se kjo mënyrë e të bërit politikë është e gabuar: “Nëse do të përballesh, bëje me njerëzit, jo me baltë dhe shpifje në portale”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
