
Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mësuesin B.D., i akuzuar për “Ngacmim seksual ndaj të miturve”.
Sipas hetimeve, në nëntor 2024, prindërit e dy nxënëseve denoncuan në polici mesazhet me përmbajtje seksuale që mësuesi u dërgonte përmes WhatsApp-it. Vajzat kanë deklaruar se komunikimet ishin ngacmuese dhe cenonin dinjitetin e tyre.
Prokuroria ka administruar prova teknike, përfshirë ekspertizën e celularëve dhe dëshmitë e vajzave, të marra në prani të psikologëve. Raportet psikologjike treguan se ngjarja u ka shkaktuar gjendje ankthi dhe stresi të theksuar të miturave.
Sipas organit të akuzës, rasti përmbush elementët e veprës penale “Ngacmim seksual ndaj fëmijëve”, një krim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
