LAJME / E Enjte 26 Mars 2026, 19:07

SHPËRTHEN vendimi i RAMËS ! Vendos 1 karrige? Mbill 1 PEMË ose HARRO biznesin!

Baret, restorantet dhe hotelet mund të shfrytëzojnë deri në 25% të gjerësisë së trotuarit për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve për qëllimi biznesi.

Por tashmë, dhënia e çdo leje të re për shfrytëzimin deri në 25% të trotuarit, do të kushtëzohet nga zbatimi i bizneseve të një detyrimi të ri: “Për të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur“. Detyrimi për mbjelljen e një pemë për çdo karrige të vendosur në trotuar do të jetë edhe për kioskat.

E paralajmëruar që në muajin shtator 2025, Këshilli i Ministrave tashmë nëpërmjet një projektvendimi ka propozuar rregullat e reja për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Rregullorja fillimisht dispozitat e përgjithshme dhe përcakton strukturat përgjegjëse për zbatimin dhe monitorimin, si dhe rregullon në mënyrë specifike përdorimin e hapësirave nga bizneset gastronomike (bare, restorante, hotele), ekspozimin e mallrave jashtë njësive tregtare, aktivitetet ambulante dhe tregjet.

Për shfrytëzimin e hapësirave publike nga bizneset gastronomike (bare, restorante, hotele), specifikisht në rregullore përcaktohet se për rastet kur parashikohet vendosja e karrigeve, subjekti është i detyruar të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur.

Por në mënyrë kategorike rregullorja ndalon për këto biznese vendosjen e strukturave erëpritëse, vazove apo tapeteve mbi hapësirë të gjelbër. Ndërsa zgarat pjekëse me qymyr apo elektrike ndalohen të vendosen në trotuar pa aspirator.

Aplikimet për lejet e shfrytëzimit të trotuareve do të kryhen pranë pushtetit vendor nëpërmjet platformës e-Albania.

Afati i lejes së dhënë do të jetë 2-vjeçar, ndërsa për lejet provizore për raste festash afati do të jetë 30 ditë. Rregullorja gjithashtu vendos masa të ashpra për të gjitha kategoritë e bizneseve që shkelin kushtet e përcaktuara në leje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE