LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 11:11

“Mezi prisje të bëheshe dajë”, motra shtatzënë i jep lamtumirën rrëqethëse të vëllait që humbi jetën në Angli

Një lajm i rëndë që mbërriti nga Anglia dy ditë më parë ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njihnin të riun shqiptar Ervin Lita.

28-vjeçari u gjet i plagosur rëndë në mes të një rruge në qytetin e Leicester, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, nuk arriti të mbijetojë. Ngjarja ka lënë pas një dhimbje të thellë te familja e tij, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe prekëse lamtumire nga të afërm, miq dhe njerëz që ndanë kujtime me Ervinin.

Mes reagimeve më rrëqethëse është ai i motrës së tij, e cila po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës, pasi është në pritje të bëhet nënë. Një gëzim që tashmë është përzier me një dhimbje të pamasë, pasi Ervini mezi priste të bëhej dajë dhe të merrte në krahë mbesën e tij.

Përmes rreshtave ajo ka shprehur dhimbjen për humbjen e të vëllait, duke treguar se vetëm një orë para se të merrte lajmin e kobshëm kishte folur me të. Mes lotësh, ajo ka rrëfyer se Ervini e priste me padurim ardhjen në jetë të mbesës së tij dhe se nuk e kishte menduar kurrë se do t’i duhej të shkruante fjalën e fundit për të.

“Kur mora lajmin bota sikur mu shemb mbi kokë. Para një ore fola me ty. Daja, ti mezi prisje të lindte mbesa jote, e prisje çdo ditë. S’ka fjalë që mund ta përshkruar dhimbjen, se mendoja se do vinte kjo ditë të shkruaja me lot për ty. Qofsh i Xhenetit, do më mungosh shumë”, shkruan ajo.

Mediat vendase bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhu ditën e diel, më 12 korrik. I riu shqiptar u gjet i plagosur rëndë në një rrugën në qytetin e Leicester dhe pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët e ambulancës, u shpall i vdekur në vendngjarje.

Postimi i se motres
“Policia e Leicestershire tha se u kontaktua në orën 06:58 BST të dielën pasi Shërbimi i Ambulancës së Midlands Lindore gjeti Ervin Litën, i cili njihej edhe si Ervin Axhami, në Compton Road”, raportonte BBC.

Lidhur me këtë ngjarje në pranga ranë dy persona, të cilët më pas u liruan me kusht, ndërkohë që gjykata është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së 28-vjeçarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE