LAJME / E Shtunë 13 Shtator 2025, 13:01

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Dukagjinit. Ndërhyrja e pamundur për shkak të terrenit të paqendrueshëm

Që prej ditës së premte, qarkullimi në aksin Kir–Lotaj–Ndërlysaj, pjesë e Rrugës së Dukagjinit është bllokuar si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor.

Fatmirësisht, asnjë përdorues i rrugës apo punonjës i firmës që mirëmban aksin nuk është lënduar nga shembja e gurëve dhe inerteve, ndërsa Bashkia Shkodër bën me dije se firma kontraktore e ka pasur të pamundur zhbllokimin e rrugës, për shkak të shembjeve të vazhdueshme, të cilat vijojnë edhe sot.

Edhe ndërhyrja e fadromave është e pamundur, pasi masivi shkëmbor mbi aksin e rrugës ka një lartësi prej 150–200 metrash dhe sipas ekspertëve, duhet pritur stabilizimi i terrenit për të ndërhyrë në kushte të plota sigurie, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE