Persona të armatosur iranianë kanë hapur zjarr ndaj helikopterëve amerikanë që po kryenin një operacion kërkim-shpëtimi për pilotët e një avioni luftarak të rrëzuar tip F-15 Eagle, sipas një videoje të verifikuar nga NBC News.
Pamjet, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale, tregojnë tre burra të veshur me këmisha të bardha dhe pantallona të zeza, të cilët dalin nga një automjet pranë një fushe në jugperëndim të Iranit.
Ndërsa një helikopter fluturon në lartësi të ulët mbi zonë, ata hapin zjarr.
Personi që filmon më pas kthen kamerën për të treguar një helikopter të dytë, drejt të cilit vazhdojnë të shtënat.

And here is the scene of the FARAJA (Iranian Law Enforcement Command) engagement with American Blackhawks at low altitude. One Blackhawk was confirmed hit by Iran. It was a catastrophic day for the United States; many more are to follow. pic.twitter.com/657Th0J4xI
— NEUTRINO (@ETERNALPHYSICS) April 3, 2026

Një avion luftarak amerikan u rrëzua ditën e djeshme, ndërsa ekipet ajrore janë angazhuar në kërkimin e pilotëve të zhdukur. Nuk ka ende informacion të konfirmuar për gjendjen e tyre.
Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian ka transmetuar pamje të mbetjeve të avionit dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët lokalë. Autoritetet kanë premtuar shpërblim për këdo që arrin të kapë pilotin ose pilotët amerikanë dhe t’i dorëzojë tek forcat e sigurisë.

Iran’s state broadcaster IRIB urged people in Iran to capture US pilot or pilots and hand them over alive to military forces in exchange for a reward, following unconfirmed reports of a US fighter jet crash in Kohgiluyeh and Boyer-Ahmad province. pic.twitter.com/wzn6024lOI
— Iran International English (@IranIntl_En) April 3, 2026

Sipas raportimeve të The Guardian, një biznesmen iranian ka ofruar gjithashtu një shumë prej 60 mijë dollarësh për këdo që arrin të kapë të gjallë pilotin e zhdukur.
Autoritetet iraniane kanë njoftuar se operacioni i kërkimit është në zhvillim, veçanërisht në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, ku dyshohet se mund të ndodhen pilotët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE