LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 17:05

Ky shtet i madh i Europës i thotë “PO” Qeverisë Rama/ Pensionet njihen edhe nga…

Vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pensionet) do të njihen edhe nga Polonia, sipas një marrëveshjeje të re.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri me dije pas mbledhjes së qeverisë se po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera, një prej tyre edhe me Slloveninë.

“Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kaloi një projektvendim për sigurimet shoqërore me Poloninë, e çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara në 17. Janë 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar. Kjo është thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës dhe pagesave që çdo individ mund të marrë si pagesë për kryerjen e disa viteve të punës në Shqipëri dhe në në vend tjetër”, tha Ibrahimaj.

Kurse Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se janë propozuar ndryshime për 3 ligje të sistemit financiar që synojnë modernizimin dhe përafrimin me legjislacionin e BE. Ndryshimet janë në dobi të qytetarëve duke ulur kostot për transaksionet financiare dhe mbrojtur konsumatorët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE