
Florian Përvathi, i cili ishte dënuar me 8 vite burg për vrasjen e Lek Lekgjonajt, është liruar nga burgu pasi ka përfituar nga ligji për amnistinë.
Ai u shpall fajtor në vitin 2022 për vrasjen e Lek Lekgjonajt, ngjarje e ndodhur më 24 janar të atij viti në Lezhë. Sipas hetimeve, krimi lidhej me një konflikt të hershëm mes dy familjeve, i ushqyer nga gjakmarrja.
Përplasja mes familjeve e ka zanafillën në vitin 2009, kur u vra Gjon Përvathi, babai i Florian Përvathit. Për atë vrasje u akuzua dhe më pas u dënua Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lek Lekgjonajt, viktimës së ngjarjes së vitit 2022.
Tragjedia familjare u thellua edhe më tej, pasi pas humbjes së bashkëshortit, nëna e Florian Përvathit i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë, duke e lënë Florianin jetim në moshën 4-vjeçare.
Gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor u bë publike se Florian Përvathi ishte rritur me idenë e hakmarrjes për vrasjen e të atit. Më 24 janar 2022, ai vrau Lek Lekgjonajn, duke e konsideruar aktin si një hakmarrje për konfliktin e vjetër mes dy familjeve.
Pas kryerjes së një pjese të dënimit, Florian Përvathi ka përfituar nga amnistia, çka ka sjellë lirimin e tij nga burgu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
