LAJME / E Mërkurë 2 Tetor 2024, 23:11

Rezultatet e Censit 2023/ Balla zbulon sa emigrantë me të drejtë vote ka Shqipëria

Në një emision televiziv, ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi se nuk ka një shifër konkrete të emigrantëve shqiptarë me të drejtë vote, që do të bëhen pjesë e procesit zgjedhor të vitit 2025.

Por, Balla bëri një përllogaritje të thjeshtë, nisur nga rezultati i Cens 2023, duke thënë se përafërsisht janë mbi 1.7 milionë votues.

 

 


“Nuk e kam këtë informacion të plotë, por siç ju thashë nëse shohim të dhënat e Censit të fundit, nëse marrim përqindjen e grup moshës 0-18 vjeç, pak a shumë i bie diku te 1.7 milionë votues, ose pak më shumë që janë jashtë territorit”, tha Balla.