LAJME / E Shtunë 18 Korrik 2026, 02:02

Raporti i KE “shkund” qeverinë e Ramës

Komisioni Europian ka publikuar raportin e ri për shtetin ligjor në Shqipëri, duke lëshuar kritika mjaft të ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj mazhorancës socialiste, veçanërisht për qëndrimin e mbajtur ndaj Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ndonëse puna e SPAK-ut vlerësohet në tërësi pozitivisht, Brukseli zyrtar ngre alarmin për mbrojtjen politike që iu bë zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke bllokuar kërkesën për arrestimin e saj.

Në tërësi, puna e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion merr vlerësime pozitive, por ka ende për të bërë në koordinimin me organet ligjzbatuese.

“Pezullimi nga detyra i një zyrtari të lartë, i urdhëruar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në përputhje me dispozitat në fuqi të Kodit të Procedurës Penale, si edhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit parlamentar të këtij zyrtari, shkaktuan reagime të forta negative nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ, përfshirë sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore.

Institucionet drejtuese të sistemit gjyqësor lëshuan deklarata publike, duke dënuar presionin politik mbi gjyqësorin. Sipas standardeve evropiane, të gjitha pushtetet e shtetit duhet të nxisin dhe të mbrojnë besimin e publikut të gjerë te institucionet kushtetuese, përfshirë sistemin gjyqësor”, thekson raporti.

Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut vë në dyshim edhe punën e Kuvendit, sipas raportit. Gjithashtu, nënvizohen edhe shqetësime për “polarizimin politik” në Kuvend.

“Refuzimi i Kuvendit për të hequr imunitetin e një deputeti ka ngritur shqetësime në lidhje me respektimin e parimeve të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve, si edhe të barazisë përpara ligjit”, thuhet në raport.

Shqetësimet shfaqen edhe për nismën e socialistëve për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale lidhur me shtimin e funksionarëve që s’mund të pezullohen nga detyra si masë sigurimi paraprak.

“Këto ndryshime kanë ngritur shqetësime se mund të cenojnë efektivitetin e hetimeve penale, përfshirë hetimet për korrupsion në nivele të larta, ndërsa koha e paraqitjes së tyre mund të kontribuojë në krijimin e perceptimit të pandëshkueshmërisë”, vijon raporti.

Në çështjet e sigurisë brenda gjykatave, raporti përmend vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. I shqetësuar për “papërshtatshmërinë e infrastrukturës së gjykatave”, shprehet se pavarësisht masave të ndërmarra nuk janë shënuar “përmirësime të dukshme në sigurinë e ambienteve të gjykatave, përfshirë funksionalizimin e detektorëve të metaleve dhe masave të tjera shoqëruese.”

Sipas raportit, cilësia e sistemit të drejtësisë, preket nga “mungesa e vazhdueshme e burimeve financiare dhe njerëzore, përfshirë magjistratët dhe stafin mbështetës ligjor dhe administrativ.”

Sfidë për gjykatat mbetet edhe stoku i dosjeve, për të cilin vihet re një lloj përmirësimi fare i lehtë.

“Kohëzgjatja e procedimeve dhe numri i çështjeve të prapambetura janë reduktuar në çështjet e gjykatave të shkallës së parë, si edhe në Gjykatën e Lartë, por kohëzgjatja e lartë e shqyrtimit të çështjeve dhe normat e ulëta të përfundimit të tyre vazhdojnë të mbeten problem në çështjet e apelit, ndërsa masat e mëtejshme për rritjen e efikasitetit ende nuk janë zbatuar plotësisht”, thotë raporti.
Policia e Shtetit dhe prokurimet publike ‘shenjohen’ nga rreziku i korrupsionit të lartë, vihet re në raport.

Rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të pranishme në Policinë e Shtetit, në prokurimet publike dhe në sektorët me rrezik të lartë, për të cilët Shqipëria aktualisht po zhvillon vlerësime të rrezikut.

Duke kaluar te mediat, raporti nënvizon shqetësime për pavarësinë e AMA-s duke renditur si shkak “procedurën e emërimit të anëtarëve të bordit dhe përkatësisë së tyre politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE