LAJME / E Mërkurë 21 Janar 2026, 20:08

Rama mbërrin në Vlorë, takim me Ivanka Trump dhe Jared Kushner

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sonte në Vlorë dhe do të akomodohet në vilën qeveritare.

Kreu i qeverisë pritet që të zhvillojë një takim me Ivanka Trump dhe Jared Kushner, si dhe me arkitektët që kanë shoqëruar gjatë ditës së sotme vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.

Në fokus të takimeve do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës, të lidhura me interesat e familjes Trump dhe të dhëndrit të presidentit, Jared Kushner.

Projekti i Ivanka Trump dhe Jared Kushner është fantastik dhe nga me të veçantët në botë. Në fund të vitit 2024, kompania e Kushnerit ka fituar statusin e investitorit strategjik në Shqipëri për një resort turistik në ishullin e Sazanit në afërsi të Vlorës. Kushner ka deklaruar gjithashtu se dëshiron të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila edhe në Zvërnec, një zonë bregdetare brilante në Vlorë, në jug të Shqipërisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE