
Ish-zv ministrja socialiste, Irena Beqiraj ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për interesimin e vendeve të huaja për të blerë mjete ushtarake të prodhuara nga një kompani shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Beqiraj shprehet se fillimisht lajmi i 30 vendeve që po presin të blejnë mjete ushtarake nga një kompani shqiptare i shkaktoi emocione pozitive,
por më pas u zhgënjye.
Sipas Beqirajt, të dhënat financiare ngrenë pikëpyetje mbi kapacitetet prodhuese të kompanisë,
duke vënë në dukje edhe vlerën e aktiveve afatgjata të regjistruara në bilanc.
