LAJME / E Hënë 3 Gusht 2026, 19:07

Balluku po përdor sht*tzëninë për t’i shpëtuar burgut? Berisha akuza te forta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka bërë deklarata për mediat ku ka hedhur akuza ndaj disa zyrtarëve të qeverisë.

Berisha ironizoi situatën pranë Prokurorisë së Posaçme, duke thënë se aty “po ndërtohet një mini-maternitet”, madje duke përmendur në mënyrë figurative edhe “inkubatorë” dhe lista emrash për foshnjat.

Berisha pretendoi se disa ministre, ish-ministre dhe zyrtare të Partisë Socialiste po përdorin shtatzëninë dhe mëmësinë për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë.

Ai përmendi konkretisht Ajola Xoxen, të cilën e quajti me nofkën “Velica”, ndërsa tha se “flitet për disa ministre, ish-ministre dhe deputete”, pa dhënë emra të tjerë.

Deklarata e kreut të PD-së ngre pikëpyetje nëse ai i referohej edhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është përmendur më herët në debate publike lidhur me çështje të drejtësisë dhe shtatzënisë. A kishte Berisha në mendje edhe ish-ministren Balluku kur foli për përdorimin e shtatzënisë dhe mëmësisë për t’iu shmangur drejtësisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE