LAJME / E Hënë 3 Gusht 2026, 17:05

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia të kërkojë falje për krimet që ka bërë dhe të njohë Kosovën

Një grup qytetarësh protestuan këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por edhe kundërshtimin për krijimin e një konsullate serbe në qytet.

Sipas tyre, qyteti nuk ka asnjë lidhje historike, ekonomike apo diplomatike që të justifikojë praninë e një konsullate serbe. Ata argumentuan gjithashtu se kjo është e papranueshme edhe për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se mijëra shqiptarë u vranë dhe u masakruan gjatë konfliktit.

“Sot e kemi kundër konsullatës serbe në Shkodër. Ne nuk jemi kufi me Serbinë. Ne kufi jemi me Kosovën. Serbia të kërkojë falje, të njohë Kosovën dhe pastaj le të diskutojmë”, u shpreh qytetari.

Me pankarta në duar dhe thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët shkodranë kërkuan tërheqjen nga plani për hapjen e konsullatës serbe në kryeqendrën e veriut./ Vizionplus, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE