
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë me dije qëndrimin e qeverisë lidhur me nivelin aktual të inflacionit, masat për shtresat në nevojë, si dhe disa nga projektet kryesore ekonomike që pritet të marrin jetë gjatë muajve të ardhshëm.
Gjatë një deklarate për mediat, ministrja u shpreh se pas vendimit të fundit për indeksimin e pensioneve në korrik, niveli i inflacionit në vend ndodhet aktualisht pranë shifrës 3%.
Për këtë arsye, sipas saj, nuk gjykohet se vendi ndodhet në kushte ku rritja e çmimeve është e papërballueshme, por konfirmoi se qeveria mbetet gati për ndërhyrje mbështetëse nëse situata do ta kërkojë.
Përveç situatës me çmimet e konsumit, Ibrahimaj zbuloi edhe tre nga shtyllat kryesore ku po fokusohet puna e ministrisë:
Reforma e pensioneve: Brenda muajit shtator, qeveria do të prezantojë publikisht komponentët dhe fushat kryesore ku do të ndërhyhet në skemën aktuale të pensioneve.
Ligji i ri për investimet: Brenda këtij viti pritet të miratohet kuadri i ri ligjor për investimet strategjike. Procesi i konsultimit do të nisë gjatë verës, me synim përshtatjen me standardet e Bashkimit Evropian dhe tërheqjen e kapitalit në zonat më pak të zhvilluara.
Projekti i Zvërnecit: Ministrja sqaroi se ende nuk ka një projekt të miratuar përfundimtar, pasi po punohet nga arkitektë dhe ekspertë të mjedisit. Ajo nënvizoi se ky investim i parashikuar në rreth 4 miliardë euro përbën një nxitje të madhe për ekonominë kombëtare, Prodhimi i Përgjithshëm i së cilës llogaritet në 27 miliardë euro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
