LAJME / E Enjte 18 Dhjetor 2025, 19:07

Rama e takoi të atin në burg/ Djali i Hashim Thaçit e falenderon publikisht: Je shembulli i

Djali i sh-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas vizitës që kryeministri Edi Rama i bëri të atit në paraburgimin e Hagës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi, ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të nënës ndaj kryeministri Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij si shembull atdhedashurie dhe përkushtimi.

Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi më mirë”, shkruan ai.

Po ashtu, pjesë e takimit ishin edhe diskutimet rreth librave dhe leximeve që ish-presidenti po ndjek gjatë qëndrimit në paraburgim, një vend që Thaçi, me humor, e ka quajtur “institut”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE