
Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt është konfirmuar në detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale, ku uron Wendt për detyrën e re.
Sipas ambasadës së SHBA-së, në fokus të mandatit të tij pritet të jenë siguria e përbashkët, forcimi i NATO-s dhe promovimi i marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane, në përputhje me vizionin e Presidentit Donald Trump.
“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
