
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit.
Bëhet me dije se, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk është zbardhur identiteti i tij.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
