LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 13:01

Time Kadrijaj sulmon Albin Kurtin

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është përshkallëzuar në tensione, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi sërish kohë shtesë për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Pas deklarimit të Kurtit se ende nuk do të propozohej emri për kryeparlamentar, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, reagoi duke hedhur vezë në drejtim të tij.

Incidenti shkaktoi tension të menjëhershëm në sallën plenare, ku deputetë nga pozita dhe opozita u afruan pranë njëri-tjetrit, ndërsa situata u tensionua edhe më tej.

Pas ndërhyrjes së deputetëve të tjerë dhe forcave të sigurisë të Kuvendit, kryesuesi i seancës Avni Dehari vendosi ta ndërpresë seancën.

Ngjarja ndodhi pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi as në këtë vazhdim të seancës kandidat për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se procesi i konstituimit vazhdon të mbetet i bllokuar dhe afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese tashmë ka skaduar.

Incidenti me vezë është ndër momentet më të tensionuara të legjislaturës së re dhe vjen në kulmin e krizës politike që po shoqëron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja të Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE