LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 03:03

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në bulevardin “Bujar Bishanaku” të qytetit të Shkodrës. Nga pamjet e publikuara shihet se banesa është shkrumbuar totalisht.

Po ashtu bëhet me dije se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen që të vënë nën kontroll flakët dhe përhapjen e tyre në godinat përreth.

Nga zjarri raportohet për dëme të mëdha materiale, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për banorë të dëmtuar.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa policia ndodhet në terren dhe po heton shkaqet e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE