LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 14:02

Mesazhet e sekuestruara që mund të fundosin mburojën e Ergys Agasit

Ermal Beqiri, pjesë e rrjetit të AKSHI-së, u vu në pranga nga autoritetet franceze pasi fluturoi me avion privat mbi një central bërthamor. Policia franceze sekuestroi pajisje elektronike dhe mesazhe që përfshijnë muajt e arratisë dhe biseda me kontaktet e tij në Shqipëri. Mbrojtja e deritanishme e Agasit është shembur, ndërsa strehuesit e tij i kanë kërkuar të largohet nga frika e zbërthimit të komunikimeve.

Arrestimi i bujshëm i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar një efekt domino dhe panik të gjerë në radhët e ish-drejtuesve të AKSHI-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Beqiri, i cili u kap pasi fluturoi me një avion privat në lartësi të ulët, një veprim që e justifikoi para autoriteteve franceze si shpërqendrim nga një telefonatë me nënën e tij, mbante me vete pajisje elektronike që përmbajnë të dhëna kyçe.

Sipas raportimeve të mediave franceze, si Journal du Dimanche, pajisjet dhe mesazhet e sekuestruara përfshijnë komunikimet e Beqirit gjatë gjithë periudhës së arratisë, duke rrezikuar të hapin një kapitull të ri në dosjet e drejtësisë për abuzimet me tenderët dhe kontratat e AKSHI-së.

Ergys Agasi e di mirë se loja mori fund. Në pajisjet që policia franceze i sekuestroi Beqirit ndodhen bisedat e tyre, të shkëmbyera gjatë gjithë periudhës së arratisë, plane dhe vendime që tani janë në duart e drejtësisë dhe që mund të groposin përgjithmonë koordinatorin e krimit. Arrestimi i Beqirit nuk është thjesht rënia e një të arratisuri, por goditja që i mungonte SPAK-ut dhe BKH-së, jo për Beqirin por për Agasin.

Prej 1 viti, Agasi lëvizte i qetë në territorin shqiptar, i shpallur në kërkim por i paprekshëm, i kërkuar nga SPAK-u por i informuar nga brenda. Policia e Shtetit dhe shefat e SHISH-it ia garantonin lirinë e lëvizjes, ndaj BKH-ja nuk e gjente dot, sepse ai e dinte çdo hap të hetuesve përpara se ata të lëviznin. Por tani Beqiri ka rënë dhe bashkë me të është çarë edhe mburoja që mbante të mbrojtur Agasin. Pajisjet e sekuestruara në Francë përmbajnë jo vetëm të dhënat e arratisë së Beqirit, por edhe komunikimet që tregojnë se kush e mbronte, kush e furnizonte me informacion dhe si funksiononte makina e mbrojtjes që e mbajti Agasin të paprekshëm për 5 muaj.

Mbrojtja e tij është shembur dhe strehuesit po e braktisin nga frika e zbërthimit të komunikimeve. Rrethi po ngushtohet dhe koordinatori i krimit e di se tani nuk ka më ku të fshihet. /Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE