LAJME / E Hënë 15 Shtator 2025, 23:11

Rama dhe Vuçic të lidhur me grupe kriminale? Gazetari jep deklaratën bombë: DASH direktiva SPAK të nisë goditjen

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në një emision televiziv ka thënë se kartelet shqiptare janë të lidhura me ato serbe që ushtrojnë aktivitetin në Amerikën e Jugut.

Çollaku u shpreh se grupet kriminale të të dyja shteteve, kanë lidhje me udhëheqësit Rama dhe Vuçic.

Më tej, gazetari deklaroi se DASH i ka dhënë direktiva SPAK-ut të nisë goditjen nga pastrimit të parave të kokainës nëpërmjet ndërtimit.

“Kartelet shqiptare të lidhura me ato serbe në Amerikën e Jugut. Janë grupe të përbashkëta që kanë lidhje organike me Vuçiç e Ramën. Paligjshmëria e krimi organizuar janë mbërthyer aq shumë bashkë, e Rama është anëtar i këtij bordi e do të hetohet si një nga të pandehurit.

Në Shqipëri u pastruan miliarda euro të kokainës në ndërtim. DASH i ka dhënë direktiva SPAK të nisë goditjen. Trafiku i drogës me mbështetjen qeveritare shqiptare është bërë shqetësim amerikan”, tha Çollaku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE