LAJME / E Mërkurë 21 Janar 2026, 20:08

Rama bën ndryshime në Qeveri, sapo firmoset…

Këshillimi i Ministrave është mbledhur këtë të mërkurë dhe ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Në mbledhjen e qeverisë së ditës së sotme janë marrë disa vendime, ku Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Po ashtu në mbledhje është marrë vendimi që Pirro Misha të shkarkohet nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare.

Ndërsa janë liruar po ashtu është lituar nga detyre perfekti i Qarkut të Durrësit, Emiljan Jani dhe ai i Korçës, Nertil Jole.

Në vend të tyre, janë emëruar në Adrian Gurra në Durrës, dhe Florinda Zegullaj në Korçë. Qeveria po ashtu ka liruar nga detyra e inspektorit të Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari.

?Ndryshimet e miratuara sot nga qeveria:

– Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
– Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
– Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
– Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE